Medianus

Absurdistan

Sipas tё gjitha gjasave, ju jeni pjesё e popullsis tё cilёt nuk jetojnё nё absurdistan. Arsyeja pёr kёtё ёshtё njё zhvendosje globale e realitetit si dhe parandalimi i pёrgjithshёm i pavarsis mendore.

  • Kёshtu ju jeni njё ndёr zgjedhёsit e shumtё tё partive tё mёdha.

  • Ndёrgjegjja juaj, ju tregon vazhdimisht ngjarjet absurde nё politik, biznes dhe media, por ju i shtypni megjithatё kёto mendime.

  • Ju e mbroni veten para ndёrgjegjes suaj, me argumentet e mёposhtme.

    • Ka shumё koka mё tё mencura, pse duhet tё ngrihem un pёr ndryshim.

    • Ne na ecen relativisht mirё, pse tё ndryshojm kёtё.

    • Politikanёt tan janё tё gjithё njёsoj, kёdo qё tё zgjedhёsh.

  • Mё keq ёshtё kur ju prekeni vetё, dhe nёpёrmjet papunesisё ose dickaje tё ngjashme pozicioni juaj shoqeror do tё bjerё. Prandaj ju kёrkoni me siguri fajtorёt dhe argumentoni si mё poshtё.

    • Kёta kriminelёt e korruptuar atje lart, nё zgjedhjet e ardhshme, do tё marrin njё mёsim!

    • Emigrantet dhe parazitet sociale janё fajtor pёr ҫdo gjё, ato po na i marrin tё gjitha, tё shikojmё ku do mbetemi.

    • Unё, smund tё ndryshojё asgjё, nuk shkoj fare nё zgjedhje, tё bёjnё ҫtё duan.

Edhe mё keq ёshtё kur, ju bini nё kampin e nationalisteve, dhe kёrkoni pёr koka turku nё vende dhe kultura tё tjera.

Por nё qoftё se ju megjithatё bёni pjesё tek njerёzit e pakt tё cilёt duan tё ndjekin ndёrgjegjen e tyre dhe duan tё zhvillojnё njё perceptim tё vetё, atёherё unё ju uroj mirseardhjen nё absurdistan.

Megjithatё, vendimi i vёrtet ndёrgjegjёsor vjen, vetёm pas kёtij hapi. Pasi tё keni njohur shkaqet e vёrteta tё tё gjitha absurditeteve, jeni nё gjendje pёr tё pёrfituar nga kёto mundёsi tё reja. Ju mund tё arrini nё kazinon e madhe tё industris financiare dhe me pak fat tё fitoni pasuri absurde. Pёr kёtё ju duhet vetёm tё vrisni ndёrgjegjen tuaj.

Vetёm pak vendosin pёr rrugёn tjetёr. Atё tё ndёrgjegjes sё pastёr. Edhe kёtyre personave u them gjithashtu, mireseerdhet nё boten time!

>> Partit

Medianus